Sherbimet Tona

ACC Accounting and Consulting Center – Një firmë kontabiliteti dhe konsultimi me shërbime të plota që ndihmon individët dhe pronarët e bizneseve me njohuri gjithëpërfshirëse dhe këshilla të besueshme.

Regjistrim dhe mbyllje Biznesi

Regjistrim i biznesit të ri

ACC Accounting and Consulting Center ju ofron shërbime për regjistrimin e biznesit të ri brenda tri ditëve. Shërbimet tona ofrohen me saktësi dhe profesionalizem për të gjitha llojet e bizneseve vendore, rajonale dhe ndërkombëtare që janë të interesuara të ushtrojnë veprimtarin ekonomike në Kosovë. 

Cilado qoftë madhësia e biznesit që po mendoni të nisni, ne mund të ofrojmë këshilla për te gjitha llojet e bizneseve.

Konsulence Financiare ACC Prishtine

Mbyllja e Biznesit Egzistues

Përveq shërbimeve për hapjen e biznesit të ri, ACC ju ofron edhe shërbimin e mbylljes së biznesit, në çdo aktivitet ekonomik që vepron në Kosovë.

ACC mbështet bizneset gjatë procedurave të likuidimit vullnetar në Administraten Tatimore të Kosovës dhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë. 

Shërbimet e Kontabilitetit

Për klientët të cilët fillojnë veprimtarinë dhe që kanë nevojë për një kompani te specializuar për të mbajtur librat e tyre, ne ofrojmë te gjitha shërbimet e kontabilitetit duke filluar nga regjistrimet fillestare e deri te përgatitja e pasqyrave financiare ne përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar. 

ACC Accounting and Consulting Center

Deklarimet e Tatimeve

Në kuadër të shërbimeve të kontabilitetit, janë edhe deklarimet e tatimeve, të cilat ACC i trajton me prioritetin më të madhë.

Ne bëjmë përllogaritjen e tatimeve për bizneset e vogla, te mesme dhe të mëdha, sipas legjislacionit në fuqi dhe procedurave të Administratës Tatimore të Kosovës 

Konsulencë financiare

Ne mendojmë që bizneset janë të interesuara që, përveç shërbimeve rutinë, të kontabilitetit dhe taksave, të përfitojnë edhe shërbime të tjera që mund të rrisin të ardhurat dhe fitimin e tyre. Ne pretendojmë që të ndërtojmë një strukturë dhe mënyrë pune ku bëhemi pjesë e administrimit financiar të klientëve tanë duke ofruar raporte te ndryshme financiare dhe menaxheriale. 

Deklarimet e Tatimeve
Menaxhimi i Burimeve Njerezore Prishtine

Menaxhimi i burimeve njerëzore

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore është pjesë e rëndësishme e funksionit të procesit të menaxhimit, selektimit, trajnimit dhe evaluimit të forcës punëtore dhe është një mjet i rëndësishëm strategjik që ndihmon në krijimin e një përparësie të qëndrueshme konkurruese të organizatës dhe i shton vlerën asaj. 

Analiza dhe raporte financiare

Zyra jonë ju ndihmon në përgatitjen e raporteve të ndryshme financiare ose duke ofruar shërbim të plotë të mbajtjes së informacionit kontabël. Duke ju dhënë mundësi që Ju ndërkohë të fokusoheni në drejtimin e biznesit tuaj.