Rreth Nesh
ACC Accounting and Consulting Center
Kompania Acounting and Consulting Center Sh.P.K me një staf profesional dhe të certifikuar, ofron shërbime të kontabilitetit, tatimeve dhe konsulencë për biznese.
Është ndërmarrje e themeluar nga njerëz profesionist me përvojë shumëvjeçare në fushën e financave e cila ofron zgjidhje me kosto efektive për të përmbushur të gjitha nevojat e biznesit tuaj në një vend të vetëm.
Synimi jonë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe informacioneve të sakta dhe të besueshme për klientët tanë që ti ndihmojmë ata me zgjidhjet sa më të shpejta dhe efektive, që përmbushin në mënyrë sa më efikase kërkesat e tyre.
Si pjesë e ekipit të ACC, secili nga profesionistët tanë është i përkushtuar për përsosmëri në shërbimin ndaj klientit. Ne jemi të udhëhequr nga një sërë vlerash thelbësore për të siguruar një përvojë pozitive klientit.

Pse Ne?
Ajo që na dallon nga konkurrenca jonë është vëmendja jonë personale ndaj biznesit tuaj. Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të fokusuar te klientët, të cilët i kushtojnë vëmendje personale biznesit tuaj. Ne veprojmë si një zgjerim i biznesit tuaj dhe jo vetëm një shërbim si firmat e tjera.
Ne trajtojmë nevojat tuaja financiare, të kontabilitetit dhe taksave, në mënyrë që ju të përqendroheni në rritjen e biznesit tuaj. Besojini ekipit tonë të ekspertëve të kontabilitetit për të udhëhequr dhe mbështetur operacionet financiare të biznesit tuaj nepërmjet shërbimeve tona të kontabilitetit, pregatitjes së deklaratave tatimore të kompanisë, mbajtjes së llogarive, përllogaritjes së pagave, përgatitja e pasqyrave financiare etj.