Shërbime Kontabiliteti
Kompania Acounting and Consulting Center Sh.P.K me një staf profesional dhe të certifikuar, ofron shërbime të kontabilitetit, tatimeve dhe konsulencë për biznese.
Synimi jonë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe informacioneve të sakta dhe të besueshme për klientët tanë që ti ndihmojmë ata me zgjidhjet sa më të shpejta dhe efektive, që përmbushin në mënyrë sa më efikase kërkesat e tyre.
Accounting and Consulting Center
Shërbime Kontabiliteti dhe Konsulence
ACC Accounting and Consulting Center – Një firmë kontabiliteti dhe konsultimi me shërbime të plota që ndihmon individët dhe pronarët e bizneseve me njohuri gjithëpërfshirëse dhe këshilla të besueshme.
ACC Accounting and Consulting Center ju ofron shërbime për regjistrimin e biznesit të ri apo mbylljen e atij egzistues, për të gjitha format e organizimit të bizneseve.
Ne ju ofrojmë të gjitha shërbimet e kontabilitetit duke filluar nga regjistrimet e deri te përgatitja e pasqyrave financiare sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.
Në kuadër të shërbimeve të kontabilitetit, janë edhe deklarimet e tatimeve, të cilat ACC i trajton me prioritetin më të madhë.
Përveç shërbimeve të kontabilitetit dhe taksave, ne ju ofrojmë edhe konsulencë financiare, që janë në dobi të bizneseve dhe që ndikojnë në rritjen e të ardhurave dhe fitimin e tyre.
Planifikimin e Burimet Njerëzore, Ndërtimin e Strukturës Organizative, Rekrutimi, trajnimi dhe zhvillimi, Përpilimi i kontratave, Kalkulimi dhe procesimi i pagave etj.
Zyra jonë ju ndihmon në përgatitjen e raporteve të ndryshme financiare ose duke ofruar shërbim të plotë të mbajtjes së informacionit kontabël.
Rreth Nesh
Kompania Acounting and Consulting Center Sh.P.K me një staf profesional dhe të certifikuar, ofron shërbime të kontabilitetit, tatimeve dhe konsulencë për biznese.
Synimi jonë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe informacioneve të sakta dhe të besueshme për klientët tanë që ti ndihmojmë ata me zgjidhjet sa më të shpejta dhe efektive, që përmbushin në mënyrë sa më efikase kërkesat e tyre.
Shërbimet Tatimore të Biznesit
Flisni me njërin nga këshilltarët tonë rreth mënyres së menaxhimit të drejt të pagesave, deklarimit të tatimeve dhe evitimit të pagesave të panevojshme.
Ne do të sigurohemi që të respektohen të gjitha afatet tatimore dhe të tjera në mënyrë që gjithëçka të jetë në përputhje me procedurat dhe që nuk do të ngarkoheni me asnjë penallti nga vonesat apo lëshime eventuale.